Dronët mund të jenë e ardhmja e paqeruajtësve

Një panel i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi zhvillimin e teknologjisë ka kërkuar që misionet paqeruajtës të pajisen me dron për të monitoruar zonat e konflikteve.
Ky mjet që kaloi nëpërmjet mjaft polemikave, mund të kthehet kështu në një pajisje mjaft të rëndësishme për paqeruajtësit.
Mes përparimeve të mëdha teknologjike në luftë, OKB ka kërkuar avancimin e teknologjisë dhe në pjesën e paqeruajtësve.
Paneli i ekspertëve të teknologjisë dhe inovacionit, paralajmëroi se ka një disavancë të rrezikshme për ‘helmetat blu’ në rajonet me tensione luftarake.
Jane Holl Lute, që drejton panelin deklaroi se “argumentimi i tyre kërkon që misionet paqeruajtëse në terren duhet të kenë të paktë të njëjtën kapacitet operues që çdo qeveri ka për policinë dhe forcat ushtarake”.
Shumë shtete nisën të ndalojnë me ligj përdorimin e dronëve pas ngritjes së dronit me flamurin e Shqipërisë së madhe në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri në 14 tetor 2014.