Drojë nga konflikti qytetar

Autori:Avdyl Pajaziti

Kanë dhënë rezultat kërcënimet e dy krerëve të Qeverisë, Isa Mustafës e Hashim Thaçit, të lansuara pasi opozita shtoi masat e dhunshme në Kuvend me qëllimin për të penguar zhvillimin e seancave plenare, shkruan sot Koha Ditore.

Të mërkurën, katër deputetë u ndoqën për t’u arrestuar dhe vetëm një nga ta u kap, veprim ky që nxiti protesta të dhunshme të opozitës.

Përshkallëzimi i krizës politike është një nga pasojat e kësaj proteste, krahas lëndimeve të aktivistëve opozitarë e policisë, arrestimeve dhe demolimeve në pronë publike e private.

Pushteti e subjektet opozitare kanë ashpërsuar gjuhën midis tyre. Përfaqësuesit diplomatikë janë marrë me motivet që kanë prodhuar këtë situatë. E analistët kanë folur për një momentum të ri në skenën politike, të krijuar nga e mërkura, e që, sipas tyre, mund të përshkallëzojë në konflikt qytetar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/droje-nga-konflikti-qytetar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala