Droga vrasëse në Kosovë, që rrit epshin seksual (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kjo drogë është e re që ka ardhur në Kosovë me formulën kimike (C4H8O3) dhe me emrin “Gama Hydroksybutyrate”, apo ndryshe me emrin e shkurtër “GHB”.

Ajo është një qetësues i sistemit nervor qendror që zvogëlon stresin dhe rrit jashtë mase epshin seksual, transmeton Indeksonline.

Ajo përdoret në formë të pikave (Ekstazi e lëngshme) dhe si pluhur, i cili është i bardhë dhe vepron pas 5 deri në 10 minuta pas përdorimit. Efekti i kësaj droge zgjatë deri në një orë e gjysmë.

Këtë lëndë në shumicën e rasteve ua vendosin vajzave në pije gjatë mbrëmjeve dhe ndejave që t’i përdorim më pas për marrëdhënie seksuale.

Por ajo që është mjaft shqetësuese, është se nëse kjo drogë kombinohet me alkool dhe substanca psikotrope (anksiolitik-antidepresiv), shkakton depresion të rëndë respirator që çon në vdekje të menjëhershme.

Doktori Grezda në fund bën apel tek rinia për kujdes dhe mospërdorim të kësaj substance.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/droga-vrasese-ne-kosove-qe-rrit-epshin-seksual-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala