Droga e xhihadistëve që vret frikën dhe i ndihmon t’i japin fund jetës

Autori:Avdyl Pajaziti

Si ia bëjnë ata që hedhin veten në erë të mposhtin instiktin kryesor të njeriut, atë të mbijetesës, kapjen fort pas jetës për t’u shpëtuar kthetrave të vdekjes? Çfarë i ndihmon? Është një lloj droge, jo e shtrenjtë, nga pesë deri në njëzet dollarë, dhe quhet Captagon. Konsiderohet si “droga e xhihadistëve”, pasi eliminon krejtësisht frikën dhe dhembjen dhe jep një ndjenjë të lartë euforie.

Bëhet fjalë për një përzierje të amfetaminës me kafeinën dhe disa substanca të tjera.

Fillimet e saj kjo drogë i pati gjatë Luftës së Gjirit por prej disa vitesh prodhohet vetëm në Lindjen e Mesme ku përdoret nga luftëtarët, kryesisht xhihadistë.

Kjo drogë përdoret nga çdo luftëtar i Shtetit Islamik për t’u dhënë zemër për të kryer masakrat e tyre dhe për të mposhtur frikën.

Të njëjtën drogë ka ëprdorur edhe Seifeddine Rezgui, xhihadisti 24-vjeçar që vrau 38 turistë në Tunizi.

Për herë të parë droga u prodhua në vitet ’60 por u ndalua përdorimi nga OBSH në vitet ’80.

Gjatë lindjes së ISIS kjo drogë nisi të përdoret gjerësisht.

Në 2012 nga katër tonë që shitej në Lindjen e Mesme, kjo shifër shkoi në 11 tonë.

Hetuesit po verifikojnë nëse shiringat që u gjendën në apartamentin e terroristëve në Paris janë përdorur pikërisht për të injektuar Captagonin, drogën që vret frikën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/droga-e-xhihadisteve-qe-vret-friken-dhe-i-ndihmon-ti-japin-fund-jetes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala