Driton Çaushi i kundërpërgjigjet ashpër Ilir Dedës

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi i është kundërpërgjigjur deputetit të VV-së, Ilir Deda, i cili e kritikoi aksionin e aktivistëve të partisë ku bënë pjesë edhe ai, për rrënimin e mburojave të vendosura nga Qeveria. Çaushi në një shënim në Facebook ka deklaruar se Deputeti Ilir Deda, me deklaratat e sotme, nuk e përfaqëson mendimin e organizatës tonë dhe as të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Lexojeni të plotë shënimin e tij:

Një shtet demokratik nuk vendos barriera në mes institucioneve dhe qytetarëve. Një pushtetar i përgjegjshëm nuk mbrohet me grila shtesë, por mban përgjegjësi për veprimet e veta.

Prandaj, heqja e grilave nga aktivistët e VETËVENDOSJE!-s ishte veprim i drejtë, përmes të cilit treguam simbolikisht që kur institucionet tentojnë të izolohen nga qytetarët, atëherë ato pushojnë se qeni institucione të këtyre qytetarëve.

Deputeti Ilir Deda, me deklaratat e sotme, nuk e përfaqëson mendimin e organizatës tonë dhe as të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/driton-caushi-i-kunderpergjigjet-ashper-ilir-dedes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala