Drenica shkatërroi Besën

Autori:Avdyl Pajaziti

Drenica ka shënuar fitore bindëse përball Besës duke e mposhtur në shtëpi me rezulatat 3:0

Ndeshja më mirë nisi për vendasit të cilëtt qysh në minutën e tretë shënuan gol me anë të kapitenit Sami Geci.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për nikoqiret kësaj radhe ishte Besar Dushi i cili realizoi për 2:0 duke i dhënë skuadrës së tij komiditer në vazhdim.

Deri në fund të pjesës së parë pejanët u munduan të shënonin golin e parë por nuk arritën një gjë të till duke bëre qe pjesa e parë të mbyllet 2:0 në të mirë të Drenicës.

Edhe pjsea e dytë ishte me raste të shumta por golin e tretë dhe të fitores për Drenicën e shënoi Hysen Tahiri në minutën e 73 për ti dhënë skuadrës së tij një fitore të rëndësishme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/drenica-shkaterroi-besen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala