Drenica kundër Hashim Thaçit

Autori:Zekirja Shabani

Ardian Drenica me dy vëllezërit e tij veteran të Luftës së Ushtisë Çlirimtare të Kosovës, nga Shala e Lipjanit, ia kanë zënë derën të hënën ish-bashkëluftëraëve të tyre në Qeverinë e Kosovës.

Të tre, të papunë kanë dalur në Prishtinë për ta kundërshtuar formimin e gjykatës Speciale dhe për të kërkuar trajtim të dinjitetshëm të ish luftëtarëve.

Ardiani, i cili ka qenë pjesë e njësisë speciale në Shtabin e Përgjithshëm ndërsa pas lufte ka shërbyer në radhët e TMK-së 9 vite, tani tregon për Gazetën Fjala se punonë si punëtorë krahu në Mal të Zi.

Ai shprehet i mllefosur dhe i zhgënjyer me ata të cilët dikur i kishte përkrah, përfishër edhe krerët e luftës.

“Jemi kategoria më e diskriminuar,askush nuk na ka trokit në derë, jeta është bërë shumë e vështir jemi gjind qysh kemi mundur”, thotë Drenica për Gazetën Fjala.

Edhe më ashpër shprehet vllau i tij, Bujari derisa kundërshton themelimin e gjykatës që do të gjykoj krimet e luftës së ish ushtarëve të UÇK-së.

Kjo është edhe një arsye më shumë përse ai duket se i ka humbur shpresat në institucionet e vendit dhe liderët e tyre, përfshirë edhe përfaqësuesit e krahut të luftës.

“Sa i përket kësaj qeverie ndihemi të tradhtuar e te zhgënjyer. Përderisa këtu nuk kemi punë ne duhet të kërkojmë punë jashtë Kosovës, në Mal të Zi punë krahu për kafshatën e gojës”, shprehet Drenica..

Ai bashkë me dhjetëra veteran të tjerë kërkuan të hënën edhe realizimin e të drejtave të garantuara me ligj derisa kundërshtuan fryerjen e listave me veteran të rrremë.

“Numri i madh në listat e veteranëve diku përmbi 60 mijë, na bën të mendojmë se ka luftuar e gjithë Kosova. E dimë se të gjithë kanë dhënë kontribut në një mënyrë ose tjetër, mirëpo  është dashur t’i selektojnë disa individ qe nuk kanë marr pjesë në luftën e fundit”, thotë ai.

Kështu veteranët kanë vendosur që deri në mbrëmje të kundërshtojnë votat pro të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për themelimin e speciales./Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/drenica-kunder-hashim-thacit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala