Drenasi ka filluar intervenimin për sajimin dëmeve që shkaktuan vërshimet

Autori:Gazeta Fjala

Komuna e Drenasit, pas vërshimeve nga reshjet e fundit dhe erërave të forta, që shkaktuan mjaft dëme në rrugë dhe pullazit të shkollës fillore në fshatin Dobroshec, menjëherë ka filluar intervenimet për t’i sanuar këto dëme.

Sipas një komunikate të komunës, drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka bërë sanimin në rrugën e fshatit Nekoc, përkatësisht në lagjen Fana, ku për katër ditë është punuar në atë pjesë për hapjen e kanalit duke dërguar 8 kamion me zhavor dhe i janë rregulluar gypat e kanaleve për t’u mos bllokuar rruga e cila pas vërshimeve ishte e pakalueshme.

“Po ashtu kjo drejtori ka bërë intervenime emergjente edhe në fshatin Kizhnarekë, Komoran, Llapushnik dhe fshatra të tjera të cilat kanë qenë të nevojshme”.

“Ndërsa drejtoria Komunale e Arsimit, ka bërë rregullimin e pullazit të shkollës fillore të fshatit Dobroshec i cili pas erërave të fuqishme ishte dëmtuar dhe e kishe pamundësuar vijimin e mësimit për nxënës”.
“Ky sanim i dëmeve ka filluar par dy dite dhe do të përfundoj shumë shpejt që shkolla të jetë ne gjendje të rregullt për të zhvilluar procesin e mësimit”, thuhet në komunikatë​

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/drenasi-ka-filluar-intervenimin-per-sajimin-demeve-qe-shkaktuan-vershimet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala