Drenasi bën kallëzim penal ndaj Ministrisë së Mjedisit

Autori:Avdyl Pajaziti

Xhavit Drenori, Anëtar i Kuvendit Komunal në Drenas ka vendosur të padis Minstrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për shkak të shkeljeve të pretenduara ligjore rreth mos monitorimit të cilësisë së mjedisit në Komunën e Drenasit si dhe për lëshimin e Lejes Mjedisore të Integruar në Nëntor të vitit 2014 për Kompaninë NewCo Ferronikeli, pa i plotësuar kushtet që parashihen me ligj.

Drenori faktet (Kallzimin Penal shtatë faqesh dhe mbi 100 faqe materiale përcjellëse) do t’i dorëzojë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit ditën e martë. Asamblisti nga Drenasi ka bërë me dije se i gjithë ky angazhim ka ardhur si shkak i shumë shqetësimeve dhe ankesave të qytetarëve të Komunës së Drenasit në mënyrë të vazhdueshme rreth cilësisë së mjedisit, përkatësisht ajrit, ujit dhe tokës, posaçërisht ndotjes së madhe që pretendohet që po shkakton Kompania NewCo Ferronikeli.

“Nga pozicioni i anëtarit të Kuvendit Komunal, nga pozicioni i përfaqësuesit legjitim të qytetarëve të Drenasit, pas mbledhjes së fakteve për më shumë së 5 muaj, kam arrdhë në përfundim se ka bazë të mjaftueshme ligjore për të kallzuar penalisht Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila është e thirrur me ligj për monitorimin e cilësisë së mjedisit si dhe për lëshimin e lejeve mjedisore operuese për Kompanitë, siç është edhe NewCo Ferronikeli në Drenas”, ka bërë me dije Drenori.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/drenasi-ben-kallezim-penal-ndaj-ministrise-se-mjedisit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala