Drenasi 19 mijë euro për ndërrimin e destinimit të tokave

Autori:Gazeta Fjala

Tokave në Komunën e Drenasit, përgjatë autostradës do tu ndërrohet destinimi nga toka bujqësore në ndërtimore.

Hartimin e elaboratit kadastral për ndërrimin e destinimit në autostradën M-9 do ta bëjë kompania “Infa &Co grup” nga Drenasi e cila fitoi tenderin me vlerë 19 mijë e 455 euro.

Bekim Dobra zëdhënësi i komunës tha për Gazetën Fjala se komuna ka marrë këtë vendim pas kërkesave nga bizneset dhe qytetarët.

“Për shkak të kërkesave të mëdha nga bizneset dhe qytetarëve të asaj pjese, komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë ka filluar procedurat për hartimin e elaboratit kadastral për ndërrimin e destinimit nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore, gjithnjë duke respektuar procedurat ligjore”, tha Dobra.

Sipas Dobrës është obligim i komunës hartimi i elaboratit kadastral për tokat rreth autostradës (apo M-9 ).

“Këtu nuk ka të bëjë me devijimin e autostradës “, tha ai./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/drenasi-19-mije-euro-per-nderrimin-e-destinimit-te-tokave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala