Drejtori i ri i sekretariatit të KPK-së

Autori:Gazeta Fjala

Drejtor i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës është zgjedhur Lavdim Krasniqi.

Zgjedhja e Krasniqit është bërë në mbledhjen e sotme të KPK-së.
Me votim të hapur 9 anëtarë të pranishëm, me 8 vota për dhe 1 abstenim, e zgjodhën Lavdim Krasniqin si drejtor të ri të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial.

Para se sot të votohej për kandidatët ata e u vlerësuan nga një komision i veçantë në të cilin ishte edhe kryeprokurori, ky komision ka vlerësuar me pikë në bazë të kritereve të përcaktuara.

Nga shtatë kandidatë sa u intervistuan, komisioni i propozoi tre kandidatë me pikët më të mëdha. Ky vlerësim i këtij komisioni e nxori Lavdim Krasniqin si kandidatin më të mirë me 545 pikë, i dyti ishte Shkëlzen Maliqi me 526 pikë dhe Sylejman Sopa 457 pikë.

Drejtor i përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së deri më sot ishte Shkëlzen Maliqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/drejtori-i-ri-i-sekretariatit-te-kpk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala