Drejtori i Kulturës që u zu duke blerë alkool ilegalisht (Dokument)

Autori:Zekirja Shabani

Kujtim Isës, ish drejtor për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, i ka dështuar plani për ta festuar vitin e ri 2015 më alkool. Gazeta Fjala mëson se një natë para ndrrimit të motmoteve atë e kanë kapur në vepër zyrtarët e drejtorisë për financa të kësaj komune, të cilët edhe ja kanë paamundësuar blerjen e 10 litra verë të kuqe e të bardhë, 1 smirnof dhe 1 litër alkool Balantines.

Për këtë është njoftuar edhe kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe është kërkuar që këto produkte të hiqen nga lista e blerjeve.

“Kërkojmë nga ju drejtor që të jeni në nivel të detyrës dhe të mos të aprovoni kërkesa për blerje të artikujve të cilët nuk janë në përputhje me natyrën ee shpenzimit të paarave publike”, thuhet në shkresën që drejtori i financave i ka dërguar palëve në këtë proces, të cilën e posedon Gazeta Fjala.

Krejt kjo kandodhur me 29 dhjetor të vitit 2014 ndërkaq Isa është shkarkuar nga detyra në muajin shkurt të këtij viti, i dyshuar për korrupsion. Ai tani është këshilltar i ministrës së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami. /Gazeta Fjala/

 

dokument dokuuu do doo

 

kujtim

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/drejtori-i-kultures-qe-u-zu-duke-blere-alkool-ilegalisht-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala