Drejtoresha e shkarkuar nga Agim Bahtiri është anëtare e Vetëvendosjes

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi në komunën e Mitrovicës, Nexharije Pllana, e cila javën e kaluar u shkarkua nga kryetari Agim Bahtiri, së bashkë edhe me pesë drejtorë të tjerë, po del të ishte anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pse ky subjekt politik nuk është pjesë e koalicionit qeverisës, raporton Veriu.info.

Gjatë një komentimi në një status të asambleistit të VV-së, Latif Latifi në rrjetin sociale Facebook, ish drejtoresha Nexharije Pllana e pohon publikisht se në kohën kur u emërua drejtoreshë në qeverisjen lokale të Mitrovicës, e cila përbëhet nga koalicion AKR, LDK dhe AAK, ishte anëtare e Vetëvendosje.

Madje, ajo tregon se ende është anëtare e këtij subjekti politik, derisa thotë që në pozitën e drejtoreshës ka qenë si person apartiak.

Ndryshe, në këtë foto të bërë vetëm disa ditë para se ajo të emërohej drejtoreshë në qeverinë lokale të Agim Bahtirit, Nexharije Pllana shihet së bashku me koordinatorin e Qendrës së VV-së në Mitrovicë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/drejtoresha-e-shkarkuar-nga-agim-bahtiri-eshte-anetare-e-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala