Drejtësisë kosovare i duhen heronj

Ambasadori i Italisë në Republikën e Kosovës, Andreas Ferrarese, ka thënë se kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, në Kosovë duhen njerëz me personalitet të lartë, të cilët janë të gatshëm të përballen me rreziqet.
Në një intervistë për ‘Kosova Sot’, ambasadori italian ka thënë se Italia në të kaluar ka pasur shumë raste kur gjyqtarët e ndryshëm, njerëz të drejtësisë, janë vrarë nga krimi i organizuar.
“Disa gjyqtarë, si rasti i Falkones dhe Bersolino-s janë vrarë dhe shpallur heronj të kombit, sepse e kanë dhënë jetën e tyre për mbrojtjen e drejtësisë. Kështu që, unë konsideroj se edhe këtu duhet një rritje e madhe e vetëdijes për rëndësinë që ka drejtësia për një shtet dhe opinioni publik duhet t’i ndihmojë këta njerëz, që të mos i shoh vetëm si armiq”, ka thënë ambasadori Ferrarese