Drejtësia në favor të Ivanoviqit

Autori:Avdyl Pajaziti

Enver Peci, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka ndryshuar përbërjen e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit nga frika se gjykatësit vendorë do t’i kthenin në paraburgim të akuzuarit për “Krime lufte”, Oliver Ivanoviq dhe Dragoljub Delibashiq.

Ndonëse që nga fillimi për rastin “Ivanoviq” në shkallë të dytë kishin vendosur dy gjyqtarë vendorë dhe një ndërkombëtar, pas ankesës së Prokurorisë Speciale mbi zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak ndaj të akuzuarve për “Krime lufte”, Peci e ka ndryshuar përbërjen e trupit gjykues, duke bërë që në panelin e gjyqtarëve të jenë dy ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor.

Një ndryshim të tillë Peci nuk e ka bërë përmes ndonjë njoftimi me shkrim, por përmes telefonit, duke e kontaktuar kryetarin e trupit gjykues, ku sipas burimeve të gazetës “Zëri”, një veprim i tillë është bërë pas presionit ndërkombëtar dhe nga frika se rikthimi i Ivanoviqit në paraburgim do të mundë të krijonte pakënaqësi tek serbët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/drejtesia-ne-favor-te-ivanoviqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala