Dredhëzat dhe ndikimi i tyre në shikim

Autori:Avdyl Pajaziti

Dihet se karota pozitivisht ndikon në shikim, por në bazë të të dhënave të hulumtimit më të fundit, një gjë e tillë vlen edhe për dredhëzat

Hulumtimet, në të cilat kishin marrë pjesë më shumë se 110.000 meshkuj dhe femra, ndërsa dredhëzat janë të pasura me vitaminat A, C, E, B1, B12, B2, B3, B5 dhe B6, ndërsa të gjithë këta përbërës ndikojnë në mbrojtjen e shëndetit të syve.

Midis të anketuarve të cilët për çdo ditë kishin konsumuar së paku 100 gramë të kësaj peme, është vërejtur numri më i pakët i rasteve me degjenerim makular. Pos kësaj, kjo pemë e lëngshme është e pasur me fitonutritiente, të cilat parandalojnë dëmtimin e qelizave si pasojë e shfaqjes së radikalëve të lirë.

Falë përqindjes së lartë të fenolit, dredhëzat mbrojnë zemrën, enët e gjakut, parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve malinje si dhe qetësojnë infeksionet, sepse këto materie parandalojnë ndikimin e enzimave ‘ciklooksigenaze-2’ (COX 2) pas së cilave shfaqet edhe ngritja graduale e temperaturës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dredhezat-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shikim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala