Dreçun: Në Kosovë ka rrjet terroristësh

Autori:Avdyl Pajaziti

Incidenti i fundit në Manastirin e Deçanit, me padyshim ka dëshmuar se kishte një kërcënim terrorist dhe rrezik për njerëzit që ishin atje, pavarësisht se si policia e ka përshkruar ngjarjen.

Këtë koment e ka dhënë Milovan Dreçun – kryetari i Komitetit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, të martën, shkruan Tanjug.

Dreçun ka thënë se incidenti e ka konfirmuar se në atë mes kishte një lidhje të fortë dhe të mirë-organizuar radikale islamike, ekstremiste dhe terroriste.

“Ky rrjet terroristësh islamikë ka kohë që ekziston në Kosovë, Fatkeqësisht, është mbuluar që në fillim nga komuniteti ndërkombëtar”.

Dreçun ka thënë për gazetarët në parlamentin e Serbisë, se komiteti për Kosovën në disa raste ka marrë informacione për kërcënime të mundshme ndaj popullit serb që jeton në Kosovë.

Dreçun po ashtu ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka që t’i mbajë të sigurt serbët e Kosovës nga sulmet e islamistëve radikalë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/drecun-ne-kosove-ka-rrjet-terroristesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala