Drecun kërkon nga Brukseli t’i bëj presion Prishtinës për Asociacionin

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar sot se Brukseli duhet të reagojë me rastin e përpjekjeve të Prishtinës për mos zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar për formimin e Asociacionit të komunave serbe (AKS), shkruan Dnevnik.

“Tani është në duar të Brukselit si sponsor dhe garantues, që ta detyrojë Prishtinën të fillojë të sillet politikisht më racional, sepse përndryshe do të mund të vinte deri te destabilizimi i situatës që mezi së fundmi është stabilizuar paksa”, ka shtuar Drecun.

Duke komentuar vendimin e presidentes të Kosovës, Atifete Jahjaga për ta dërguar marrëveshjen e AKS-së në Gjykatën Kushtetuese dhe paralajmërimin e mundshëm të Prishtinës drejtuar Komisionit të Venecias, ai ka thënë se “Prishtina deri një kohë të pacaktuar mund të shpikë komisione të ndryshme të Venecias dhe të Gjykatës Kushtetuese, por është e obliguar të zbatojë marrëveshjen e nënshkruar”.

Drecun ka shtuar se Beogradi do të “përdorë gjitha mjetet politike që i ka në dispozicion që në Prishtinë të mos lejohen sjellje të tilla”, duke u zotuar se për të njëjtën platformë do të angazhohen edhe përfaqësuesit serbë në administratën e Kosovës.

“Besoj që herët apo vonë do të arrijmë të zbatojmë krijimin e AKS-së. Sepse nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, atëherë marrëdhëniet shqiptaro-serbe në Kosovë nuk do të kenë perspektivë”, ka thënë për fund Drecun. (lajmi.net)

– See more at: http://lajmi.net/drecun-kerkon-nga-brukseli-ti-beje-presionin-prishtines-per-asociacionin/#sthash.GKg42rbZ.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/drecun-kerkon-nga-brukseli-ti-bej-presion-prishtines-per-asociacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala