Drecun: Ish-luftëtarët në Lagjen e Trimave u trajnuan në Gjilan

Autori:Avdyl Pajaziti

Analisti politiko-ushtarak dhe ish deputeti në Parlamentin e Serbisë, Millovan Drecun, po publikon të dhëna tronditëse, dhe paralajmëron se në Ballkan po krijohet një shtet i ri islamik që financohet kryekëput nga Presidenti aktual turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Në qendër”, të drejtuar nga Vasko Eftov, ndërsa do të emitohet sonte në Televizionin Kanal 5. Sipas tij Turqia ka plane që të themelojë një shtet të ri islamik, ndërsa luftëtarët e këtij shteti trajnohen nëpër kampe dhe pushimore në Maqedoni dhe Kosovë. Sipas Drecun, luftëtarët e këtij shteti islamik janë kryekëput shqiptarë të cilët vijnë nga familjet pa prindër.

“Ata janë plane të Turqisë, të bëjnë një shtet islamik në Ballkan. Ata regrutojnë fëmijë pa prindër në Kosovë, Maqedoni dhe Serbinë e jugut, dhe ata i trajnojnë në kampet verore”, ka deklaruar Drecun duke shtuar se grupi i Kumanovës i cili u përlesh me policinë maqedonase me 9 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave, u trajnuan në Gjilan.

“Qendra e tyre para se ky grup të vijë në Maqedoni u trajnua në afërsi të Gjilanit”, ka deklaruar Drecun. Bashkëbiseduesit në emisionin “Në qendër”, kanë deklaruar se financues kryesorë i organizatave joqeveritare që promovojnë radikalizmin islamik, është bashkëshortja e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, e cila financon edhe organizatën në Gjermani me emrin IHH, ndërsa në Ballkan kanë influencë të madhe duke sponzorizuar organizata të ndryshme.

Ndryshe bashkëbiseduesit të këtij emisioni janë të mendimit se në Ballkan shumë shpejtë mund të kryhen aksione terroriste të cilët financohen nga radikalistët islamik./Zhurnal.mk/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/drecun-ish-luftetaret-ne-lagjen-e-trimave-u-trajnuan-ne-gjilan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala