Drashkoviç: Serbia duhet të mësohet pa Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Lëvizjes për Ripërtritjen Serbe, Vuk Draskoviç, ka deklaruar se qytetarëve serbë duhet t’u tregohet se nga çfarë do të rrezikohet Serbia nëse vendoset që të ngritët muri kosovar ndaj BE-së.

Sipas tij, në mënyrën më të vrazhdë ajo që do të pësonte ekonomikisht dhe demokratikisht do të ishte Serbia dhe përveç kësaj viktima do të ishin edhe serbët e Kosovës, të cilët do të pësonin kaos dhe humbje shprese.

Ai në një shkrim për Danas ka rikujtuar fjalët e patriarkut serb, Irinej “Serbia pa Kosovën është trup pa kokë”, duke shtuar se kjo do të thotë se Serbia “është e vdekur tash e 15 vjet”.

Shefi i diplomacisë serbe ka deklaruar se Serbia është duke kaluar në vështirësi të mëdha, por ka shtuar se edhe pa Kosovën e humbur duhet të mësohet të jetojë.

Drashkoviç ka shkruar se Kosovën e kanë njohur shumica e vendeve të OKB –së dhe 23 nga 28 vende të BE-së.

Sa i përket trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, ai ka theksuar se atë mund ta mbrojë policia e këtij vendi dhe policia e përzier shqiptare-serbe e përkrahur nga BE.

“BE e NATO, askush tjetër. Nuk duhet të harrojmë kurrë se gjatë okupimit shekullor turk, edhe Patrikanën e Pejës, edhe Deviçin e Graçanicën e Deçanin, sikundër edhe qindra kisha dhe manastire në Kosovë, na i kanë ruajtur dhe na i kanë mbrojtur familjet dhe vojvodët vëllezër shqiptarë të manastireve”, ka theksuar Draskoviç.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/drashkovic-serbia-duhet-te-mesohet-pa-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala