Dragolub Delibashiq shpallet i pafajshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Koloneli i pensionuar i MPB-së serbe, Dragoljub Delibashiq është shpallur i pafajshëm në akuzën për kryerjen e veprës penale, nxitje për kryerjen e vrasjes së rëndë, njofton Klan Kosova.

Delibashiq është paraqitur në Gjykatën Themelore të Mitrovicës bashkë me Oliver Ivanoviqin, ish lider i Iniciativës serbe SDP si dhe babë dhe bir Elias dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Lazoviq, të cilët  akuzohen për vrasje dhe tentim vrasje.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq është dënuar me 9 vjet burgim për pikën e parë të aktakuzës së tij për kryerjen e krimeve të luftës ndaj popullatës civilëve  gjatë viteve 1999 dhe 2000.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dragolub-delibashiq-shpallet-i-pafajshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala