Dragashi e Suhareka pa energji elektrike

Autori:Avdyl Pajaziti

KEDS ka njoftuar se në kuadër të punimeve në trasenë e linjës Kosovë– Shqipëri, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike fshati Firaj dhe lagja Nikollaj në Gjakovë. Kurse, për shkak të punimeve në rrjet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në fshatrat e Dragashit, Suharekës dhe në Hajvali të Prishtinës.

Punimet do të ndodhin në fshatin Hereqnga ora08:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora14:00 deri në orën 18:00.

Kurse, gjatë punimeve në largpërçues në Badovc do të shkyçet dalja 10 kV Hajvalia prej orës 08:00 deri nëorën 11:00dhe prej orës 14:00 deri në orën 17:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hajvalia dhe pompat e Ujësjellësit -Çagllavicë.

Edhe Restelica e Dragashit do të shkyçet prej orës 10:30 – 15:30, ku pa energji do të mbesin Restelica, Libevishtë, Kukajan, Mlike, Vranishte, Orqushë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok, Vala 900. Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasesë.

Shkyçje do të ketë edhe në Therandë prej orës 11:00 -i 15:30.Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc,Gelance, Topliqan,TS delloc-Leshan,TsSeferi, Lagja e dy dëshmorëve, Shiroke, NTP Haliti-Mushtisht, Privat Sinan Bytyqi(Famis , Graniti Bajram Lumi,NTP Elektroni-Grekovc,NPSH Noli Fadil Mustafa,Gurthyes Sallagrazhde(baqevc), Prodhimi i gypave Gjinoc(Mermeri)Jetulla Muharremaj, pompa e benzinës(Geni com oil ).

Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të shtyllave të tensionit të mesëm, revizioni i largpërçuesit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dragashi-e-suhareka-pa-energji-elektrike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala