“Down Syndrome Kosova” nis paketimin e mjaltit

Autori:Avdyl Pajaziti

Një ndërmarrje shoqërore e quajtur “Mbretëresha Bletë” themeluar si pjesë e një projekti të organizatës së shoqërisë civile “Down Syndrome Kosova” nis prodhimin dhe paketimin e mjaltit.

Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) dhe partneri, Klubi Dëshira, do të promovojnë programin e ndërmarrjes sociale dhe produktin unik në Kosovë, produktin amë– mjaltë, e paketuar nga persona me dëmtime intelektuale.

Ndërmarrja Sociale, si program i DSK-së, mbështetet përmes projektit 18-muajsh nga Bashkimi Evropian, Oda Ekonomike Amerikane dhe Korporata Energjetike e Kosovës, të cilat ofruan përkrahjen e tyre në themelimin e programit në vitet paraprake.

Ndërmarrja sociale, përfshin një sërë aktivitetesh, si: trajnimin, aftësimin dhe risocializimin e personave me dëmtime intelektuale, punëtorinë e paketimit të mjaltës në njësi 20g, përkrahjen e programit X21 (Kafenenë X21) dhe prodhimin e kartolinave punëdore.

Përmes këtyre aktiviteteve, projekti i tanishëm përkrahë rritjen e qëndrueshme të arsimit profesional dhe punësimit të 40 personave me dëmtime intelektuale, anëtarë të shoqatës Down Syndrome Kosova dhe Klub_it Dëshira.

*Më këtë rast ju kërkojmë që të na mbuloni ngjarjen me pranin tuaj. Si gjithnjë, do të jemi shumë mirënjohës për prezencën tuaj në promovimin e ndërmarrjes sociale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/down-syndrome-kosova-nis-paketimin-e-mjaltit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala