Doris Pack: Turp liderëve të opozitës

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka komentuar situatën e fundit të krijuar nga tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka akuzuar opozitën se po vepron në mënyrë të papërgjegjshme dhe kundër interesit të shtetit.
“Opozita e Kosovës është duke vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, kundër interesit të shtetit., duke shkatërruar të ardhmen dhe imazhin e Kosovës. Marre për udhëheqësit e saj”, ka shkruar Pack, duke iu referuar liderëve të tri partive opozitare.