Dorëzohet Liburn Aliu, shfuqizon vendimin për tiketën ngjitëse prej 5 euro

Autori:A D

Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që të shfuqizojë vendimin për tiketën ngjitëse apo  sic njihet ndryshe “stickers” me çmim 5 euro.

Lajmin e ka bërë të ditur,  zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka theksuar se është “bazuar në dy dokumente të rëndësishme” para se ta nënshkruante marrëveshjen.

E ato dokumente, sipas tij janë: raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD.

Vendimi përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë”, ka shkruar Durmishi.

Ministria e Infrastrukturës dhe kompania “Auto Control Kosova” kishin nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Kujtojmë se pas vendosjes së kësaj takse pati reagime të shumta si nga qytetarët ashtu edhe nga opozita.

Kujtojmë se Gazeta inFokus ka raportuar se Aliu shpërfilli zyrën ligjore për tenderin për tiketa ngjitëse./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dorezohet-liburn-aliu-shfuqizon-vendimin-per-tiketen-ngjitese-prej-5-euro-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala