Dorëzohet Greqia: I pranojmë kushtet, vetëm të mbetemi në Eurozonë (Dok)

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, është shprehur i gatshëm që të ndërrojë qëndrimet e tij në lidhje me marrëveshjen me kreditorët, pak para kolapsit financiar të Greqisë.
Ai është shprehur i gatshëm të pranojë pothuajse të gjitha kushtet e kreditorëve, duke shënjuar orvatjen e fundit për ta mbajtur Greqinë brenda Eurozonës, transmeton Indeksonline.
Në letrën që ai ka publikuar, thuhet se Greqia pranon kërkesat e kreditorëve me disa ndryshime minore.
Tsipras tha se do të pranojë reformat për tatimin e vlerës së shtuar në vend por me një ndryshim për ishujt grekë, për të cilët TVSH duhet të jetë 30 % më pak se për pjesën tjetër të vendit. Për çështjen e pensioneve, Tsipras deklaroi se masat për kërkesën për ta ngritur moshën e daljes në pension në 67 vjeç nga viti 2022, të fillojnë në tetor të këtij viti dhe jo menjëherë. Kërkesat e kryeminstrit grek pritet të diskutohen sot rreth orës 15:30 në mbledhjen e krerëve të eurozonës.
Letra e tij prej dy faqeve, gjatë ditës së sotme, është dërguar në Komisionin Evropian, në Bankën Qëndrore Evropiane, si dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar. /Indeksonline/