Dorëzohen 28 mbetje mortore të Rezallës

Autori:Avdyl Pajaziti

Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, do të bëjë dorëzimin dhe njoftimin e familjarëve për 28 rastet e Skenderajt, konkretisht të fshatit Rezallë, të identifikuara dhe gjetura në Rudnicë të Rashkës së Serbisë.

Forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe gjatë luftës kanë ekzekutuar në fshatin Rezallë, 98 shqiptarë, banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin të zhdukur.

Kurse, të dielën në fshatin Rezallë dhe Komunës së Skenderajt bëhen homazhe dhe ceremonia e rivarrimit, e cila do të fillojë nga ora 12:00

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dorezohen-28-mbetje-mortore-te-rezalles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala