Dorëhiqet një anëtar i LDK-së për shkak të krizës politike

Autori:Gazeta Fjala

I pakënaqur me gjendjen në vend dhe i zhgënjyer me vendimin e Isa Mustafës që të hyjë në bashkëqeverisje me PDK-në dhe me klanin të ashtuquajtur “Pronto”, kryetari i nendegës më të madhe të LDK-së në Gjilan, Naser Arifi. Njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Lutfi Hazirit, thotë se tradhtia që udhëheqja e LDK-së i bëri elektoratit të saj, ka bërë që ai të largohet përfundimisht nga LDK.

Ky është teksti i plotë i dorëheqjes së tij:

Duke e pare se ne cfare humnere po e drejton Kosoven koalicioni PDK-LDK, duke mos mujt me duru trathtine qe ju ba nga lideret e LDK-es, elektoratit patriot te LDK-es, duke i bashku votat me PRONTO-mafine, duke mos patur mundesi me e luftu kete trathti brenda LDK-es. Duke e pa qe lideret e LDK-es dhe deputetet e LDK-es, atyre qe ne ia dhame votat me i zbulu varsesit e komandantit tim Ahmet Krasniqit, Tahir Zemes, Smajl Hajdarit, e pastaj te Xhemail Mustafes, Bardhyl Ajetit, e shume aktivisteve te LDK-es, u bene bashke me ata qe deri dje vete i akuzonin si vrases, Duke e pare ndihmen e parreshtur qe po ja jep lidershipi i LDK-es, oligarkeve te PRONTOS, e duke mos patur mundesi te kontriboj qe te mos rizgjidhet Isa Mustafes kryetar i LDK-es, njeriut qe ia ndaloi financat presidentit Rugova ne nje kohe shume te veshtire, une Naser Arifi si ish ushtare i Kosoves dhe si mbrojtes edhe fizik i lidershipit dhe zyrave te LDK-es, ateher kur ato ishin ne shenjester te krimineleve pas luftes, tani ne poziten e delegatit te nendeges se LDK-es ne fshatin dobërcan (posti me reprezentativ i nendeges per momentin, sepse ka vite qe nendega e fshatit Dobercan nuk ka kryesi) me keqardhje jap doreheqje nga kjo pozite.

Duke ruajtur respektin me te thelle per aktivistet e LDK-es, te cilet ruajten me fanatizem mesimet e presidentit Rugova per shtetndertim, aktiviste te cilet nuk i shiten parimet per donje vend pune ose pozite drejtori, aktiviste te cilet gjithmone qeshtjen kombetare e kishin si qellim kryesor, aktivist te cilet perjetuan tortura te ndryshme nga okupatori serb, e me pastaj dhe nga kriminelet e pasluftes shqipetar. Njekohesisht kerkoj nga te gjithe keta patriot ndjese, nese donjeher i kam lendu duke u mundu qe ti ndryshoj gjerat nga brenda.

p.s

E di qekjo doreheqje nuk eshte e rendesishme ne syrin e ketyre qe ia ka qerry syte pushteti, por kjo leter e doreheqjes ne mase shume ta madhe pasqyron zhgenjimin e votuesit patriot te LDK-es./Gazetarilindja.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dorehiqet-nje-anetar-i-ldk-se-per-shkak-te-krizes-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala