Dorëhiqet drejtori i Shërbimit Korrektues, Emrush Thaçi

Autori:Gazeta Fjala

Ministria e Drejtësisë njoftoi pak më parë përmes një komunikate se drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Emrush Thaçi ka kërkuar nga ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që të lirohet nga kjo detyrë.

Sipas njoftimit, z. Thaçi kërkesën për lirim nga pozita e drejtorit e ka bërë për shkak të angazhimeve të tij akademike.

Ndaj Shërbimit Korrektues të Kosovës ka pasur vërejtje për mungesë disipline dhe mosrespektim rregullash në burgjet e Kosovës./Koha.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dorehiqet-drejtori-i-sherbimit-korrektues-emrush-thaci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala