Donika Kadaj – Bujupi mund të lirohet këtë javë nga paraburgimi

Autori:Avdyl Pajaziti

Avokati i deputetes Donika Kadaj – Bujupi, Arianit Koci, ka bërë me dije se mbrojtja ka ofruar bazë të fortë juridike që Gjykata e Apelit ta hedhë poshtë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila Donika Kadaj – Bujupit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 – ditësh për shkak të veprimeve në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka shprehur optimizëm se në fillim të kësaj jave Gjykata e Apelit do ta shqyrtojë ankesën e mbrojtjes për lirimin e Kadaj – Bujpit nga paraburgimi.

Koci në një bisedë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se lëndët që kanë të bëjnë me paraburgimet janë me prioritet për t’u trajtuar nga gjykata.

Në këtë kontekst, ai ka vlerësuar se mbrojtja ka ofruar bazë të fortë juridike që Gjykata e Apelit ta hedhë poshtë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila Donika Kadaj – Bujupit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 – ditësh për shkak të veprimeve në Kuvendin e Kosovës.

“Kam bazë të fortë juridike për ankesë dhe besojë se e njëjta do të aprovohet. Nuk është bërë ekspertiza dhe kjo është e papranueshme. Së paku është dashur të bëhet një ekspertizë. Përndryshe edhe ftesa, e cila i është bërë nga Prokuroria, ka qenë e kundërligjshme. Nuk i është dorëzuar asaj personalisht dhe për ftesën e dytë afati i paraqitjes ka qenë 24. 11. 2015. Arsyeja e urdhrit që të arrestohet para afatit për mua është e panjohur”, është shprehur Koci. /Epoka e re

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/donika-kadaj-bujupi-mund-te-lirohet-kete-jave-nga-paraburgimi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala