Donika: Isë, ke mbetë komunisti i fundit

Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar ndaj kryeministrit Isa Mustafa duke pretenduar për lidhjet të tij me Beogradin.
“Melodisë së Beogradit vazhdon t’i bie veç edhe një kryeministër në Evropë, Isa Mustafa. Ai po e ripertypë bërllogun dhe flliqtihanet e Serbisë. Isë, ke mbetë komunisti i fundit i lidhun hala në hunin e Beogradit!”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në facebook.
Ky reagim vjen pasi në faqen e kryeministrit Mustafa, mbrëmë, ishte publikuar një shkrim që i’a kujtonte liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj, masakrën e Radoniqit. Ky shkrim ishte larguar pas pak minutash me arsyetimin se dikush ishte futur në faqen e kryeministrit në facebook.