Donika Gërvalla i del në mbrojtje Albin Kurtit: Sa e madhe është frika e disave

Autori:Gazeta Fjala

Kandidatja për deputete, Donika Gërvalla-Schwarz i ka dalë në mbrojtje Albin Kurtit pasi doli një lajm i rremë se gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung në vitin 1998 kishte cituar një deklaratë të Kurtit kundër SHBA-së.

Sipas Gërvalla-Schwarz, kjo tregon se “deri ku ka rënë niveli dhe sa e madhe është frika e disave nga këto zgjedhje”, ndërsa ka kërkuar që të kursehen nga lojërat e brendshme përkrahësit e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

“Manipulimi me gazetën shumë serioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung vetëm sa na tregon edhe një herë se deri ku ka rënë niveli dhe sa e madhe është frika e disave nga këto zgjedhje. Konkurrenca është në rregull, por gënjeshtra e kulluar jo. Gazetari i kësaj gazete, Michael Martens ka reaguar menjëherë pas shpërndarjes së artikullit të rremë duke siguruar që një artikull i tillë nuk është botuar asnjë herë në këtë gazetë. Përkrahësit e lirisë dhe pavarësisë sonë në kohë të vështira, dhe e tillë është kjo gazetë, do të duhej t’i kursenim nga lojërat tona shumë të ulëta”, ka shkruar ajo.


Këtij lajmi të rremë i ka besuar ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, i cili e ka publikuar këtë fotografi, duke vlerësuar se Kurti e mbështet Rusinë, ndërsa e ka falenderuar Zotin dhe presidentin Ibrahim Rugova. 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/donika-gervalla-i-del-ne-mbrojtje-albin-kurtit-sa-e-madhe-eshte-frika-e-disave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala