Dod Gjegji uron besimtarët muslimanë

Autori:Gazeta Fjala

Bashkësinë Islame të Kosovës sot e ka vizituar ipeshkvi i Kosovës Dod Gjergji, për ta uruar myftiun Naim Tërnava dhe komunitetin mysliman për festën e Kurban Bajramit.

“Jam këtu ta bashkëndaj gëzimin e festës së Bajramit, si komb duhet të mbështesim paqen dhe solidaritetin. Pa sakrificë nuk ka të ardhme. Ju uroj Bashkësisë Islame dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit:, deklaroi Gjergji.

Për vizitë në BIK ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili i uroi të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë./Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/don-gjegji-uron-besimtaret-muslimane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala