Dokumentohet mosadresimi i korrupsionit në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Shteti i Kosovës nuk i ka ndërmarrë ato veprime në luftën kundër korrupsionit, të cilat i janë kërkuar nga një ekip ekspertësh të kontraktuar nga Këshilli i Evropës (KE). Brenda dy vjetësh janë zbatuar vetëm 4 nga 64 rekomandimet.

Raporti i vlerësimit mbi përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare në fushën kundër korrupsionit, i cili i referohet periudhës nga qershori i 2013-s e këtej, nxjerr përfundimin se 32 rekomandime nuk janë zbatuar, 27 të tjera janë zbatuar pjesërisht, 1 është trajtuar kënaqshëm dhe vetëm 4 rekomandime janë zbatuar kënaqshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Ky vlerësim është bërë në kuadër të Projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Ndërkaq, Ekipi i projektit, i cili është i vendosur në Prishtinë, mbështetet prej Njësisë për bashkëpunimin kundër krimit ekonomik në selinë e Këshillit të Evropës.

“Në përgjithësi, niveli i përputhshmërisë me rekomandimet e Raportit të Vlerësimit është i ulët”, thuhet në Raportin e finalizuar në dhjetorin e vjetëm dhe të publikuar një ditë më parë. “Autoritetet e Kosovës nuk kanë zbatuar fare ose kanë zbatuar pjesërisht pjesën më të madhe të rekomandimeve, shumica e të cilave kërkojnë ndryshimin ose miratimin e legjislacionit relevant kryesor, përderisa të tjerat thërrasin për zbatim efikas në praktikë të legjislacionit relativisht të ri”.

Në këtë dokument 50-faqesh janë listuar një për një rekomandimet, e po kështu masat e mundshme që janë marrë nga autoritetet e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dokumentohet-mosadresimi-i-korrupsionit-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala