Dokumentet që nevojiten për pensionin e veteranit

Autori:Avdyl Pajaziti

Pasi është caktuar shumë që do të marrin veteranët e pa punë të UÇK-së nga Qeveria e Kosovës, sot Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka treguar formë se si mund të përfitohet pensioni prej 170 eurove.

Kjo shumë e caktuar nga Qeveria është kritikuar ashpër nga veteranët pasi që është konsideruar tepër e ulët.

Njoftimi i Ministrisë së Punës.

NJ O F T I M

Duke u bazuar ne Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr. 01/2015, të gjithë aplikantët për realizimin e pensionit të veteranit-luftëtar të UÇK-së, duhet ta kompletojnë dokumentacionin si ne vijim:

1.Kërkesa për realizimin e pensionit të veteranit-luftëtar të UÇK-së;

2. Dokumenti i identifikimit të aplikantit (letërnjoftimi),në kopje;

3.Vërtetimi i lëshuar nga Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta;

4.Çertifikata e lindjes së aplikantit, e nxjerrë në gjashtë muajt e fundit, në origjinal;

5.Çertifikatat e lindjes së fëmijëve të Veteranit të UÇK-së, në origjinal;

6.Vërtetimi nga ATK-ja, që nuk është në marrëdhënie punë;

7. Fatura e energjisë elektrike.

Kërkesa bashkë me të gjithë dokumentacionin përcjellës të cekur më lart, duhet të dorëzohet tek zyret rajonale të Departamentit të Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës (DFDIL) .

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dokumentet-qe-nevojiten-per-pensionin-e-veteranit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala