Doktorët e dënuar, “të qetë” në QKUK

Autori:Avdyl Pajaziti

Më shumë se dy vjet që janë dënuar nga një trup gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës, doktorët Lutfi Dervishi e Sokol Ajdini, vazhdojnë të punojnë të papenguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ata ishin shpallur fajtor në rastin “Medicus”, madje pas 106 seancave gjyqësore të mbajtura në lidhje me transplantimin ilegal të organeve këtë rast që nga tetori i vitit 2011. Kështu, urologu Lutfi Dervishi është dënuar me 8 vjet burg dhe një gjobë prej 10 mijë euro.

Djali i tij, Arban Dervishi, është dënuar me 7 vjet e 3 muaj burg dhe me 2 mijë e 500 euro gjobë kurse anesteziologu Sokol Hajdini ka marrë dënim prej 3 vjetësh burg.

Urologut Lutfi Dervishi i ishte ndaluar edhe ushtrimi i profesionit të urologut për dy vjet nga plotfuqishmëria e dënimit.

Por, edhe urologu Lutfi Dervishi edhe anesteziologu Sokol Ajdini vazhdojnë të punojnë në njërën nga qendrat më të mëdha spitalore në Kosovë, duke pritur që vendimi për dënimin e tyre të bëhet i plotfuqishëm

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/doktoret-e-denuar-te-qete-ne-qkuk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala