Doganierët zbulojnë drogë me pajisje amerikane

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 13:30 ka kapur sasi të konsiderueshme të drogës në pikëkalimin kufitar Vërmicë një veturë e tipit Volvo me regjistrim të Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit të përbashkët me Policinë Kufitare sipas doganës janë gjetur mbi gjysmë kilogrami lëndë narkotike.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur ku janë përdorur pajisjet për kontroll donacion i Ambasadës Amerikane, oficerët doganor kanë gjetur substanca narkotike e llojit marihuana, në sasi prej 561.40 gramë. Kjo sasi është gjetur nën ulësen e vozitësit dhe ishte e mbështjellë me qese plastike dhe e mbyllur ne një qese tjetër”.
Personi i dyshuari është arrestuar nga ana e Policinë Kufitare në Vërmicë si dhe rasti është përcjell tutje për hetime dhe procedim penal.