Doganat rrisin të hyrat me rreth 45 milionë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se ka vazhduar me performancën e jashtëzakonshme në aspektin e mbledhjes së të hyrave për buxhetin shtetëror dhe luftimin e korrupsionit.

“Duke cituar raportin nga FOL theksohet qartë se qytetarët vetëm në 7.5 për qind të rasteve mendojnë që u është dashur të japin ryshfet. Nëse kjo përqindje krahasohet me periudhat paraprake respektivisht me matjen e perceptimeve të bëra nga UNDP respektivisht përmes raportit Public Pulse të bërë gjatë prillit të 2013 ku perceptimi për korrupsion ka qenë 58.9 për qind dhe në prill të viti 2014 ku perceptimi për korrupsion ka qenë në 22.5 për qind. Pra rënia në 7.5 për qind është një progres domethënës që tregon se angazhimi i Doganës, reformat dhe luftimi i korrupsion kanë prodhuar rezultate dhe dogana si institucion ka arritur një progres i cili po vlerësohet edhe nga qytetarët e Republikës”, thuhet në njoftimin e Doganës për media.

Dogana këtë besim të qytetarëve e kthen me mbledhjen e të hyrave dhe luftën kundër kontrabandës. “Periudha janar shtator ka rezultuar me mbledhjen më të lartë që nga themelimi i doganës, deri tani kemi mbledhur 636.3 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar paraqet rritje prej 7.5 për qind apo 44.7 milionë euro më shumë, ku vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ishte 591.6 milionë euro)”, ka bërë të ditur Dogana. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/doganat-rrisin-te-hyrat-me-rreth-45-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala