Dogana zhvatë dhe ngulfat bizneset

“Shumë nga bizneset po ankohen se si Doganat po i ngulfatin ato dhe po i zhvatin në veçanti bizneset e ndershme vetëm e vetëm për të kënaqur interesat e oligarkëve, që janë të lidhur me pushtetin”, tha Lutfi Rexhepi, ekspert i Doganave
Bizneset po ankohen se si po ngulfaten dhe po zhvaten nga Doganat në veçanti vetëm e vetëm për të kënaqur interesat e oligarkëve, që janë të lidhur me pushtetin.
Analistët dhe përfaqësuesit e kompanive të dëmtuara shprehin pakënaqësi se përse po hesht ministri i Financave për standardin e dyfishtë, që po e përdor Dogana e Kosovës në trajtimin e operatorëve ekonomikë.
Sipas tyre, Dogana po favorizon paligjshëm disa biznese. Por, këto akuza në adresë të tyre i ka mohuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
Ai për gazetën, “Kosova Sot”, lidhur me këtë çështje theksoi se Dogana e Kosovës ngulfat biznesin, por vetëm kërkon nga bizneset pagesën e saktë të taksave, të cilat janë të përcaktuara me ligj.
“Të gjitha raportet ndërkombëtare e kanë vlerë- suar performancën e Doganës së Kosovës, si p.sh. Raporti i Progresit nga Komisioni Evropian”, është shprehur ai.