Dogana zbulon një kilogram marihuanë‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Dogana e Kosovës ka bërë me dije se të dielën në pikë kalimin kufitar në Vërmicë oficerët doganor kanë zbuluar në një veturë substanca narkotike.

“Pas ndalimit të një automjeti me targa të Kosovës dhe ndaljes për kontroll rutinor oficerët e doganës së bashku me policinë kufitare përforcuan kontrollin e detalizuar të automjetit. Në kontroll e sipër tek ulëset e pasme, nën mbulesë janë vërejtur dy qese të zeza najloni të dyshimta. Kontrolli i mëtejmë ka gjetur edhe dy qese të tjera më të vogla në derën e bagazhit nën tapicerinë e saj, substanca narkotike ishte e llojit marihuanë në sasi prej 1.1 kg”, thuhet në komunikatë.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar dhe ka marrë përsipër hetimet lidhur me këtë rast.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dogana-zbulon-nje-kilogram-marihuane%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala