Dogana realizoj 372 milion euro të hyra

Autori:Avdyl Pajaziti

Importi i miellit dhe i grurit nuk kishte ndikuar tek të hyrat e doganës së Kosovës.

Dogana ka realizuar mbi 372 milion euro të hyra vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Drejtori i doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, përveç se jep këto të dhëna, përmend edhe rastin e kontratës për blerjen e pajisjeve të veturave, për të cilën thotë se ka ndëshkuar oficerët doganor të sektorit të prokurimit.

“Dogana në asnjë rast asnjë mall nuk e lejon me u lëshuar në qarkullim të lirë në qoftë se nuk e posedon certifikatën e Agjencisë të Veterinës dhe Ushqimit…Nuk është humb asnjë milion në këtë rast ne e vlerësojmë raportin e Kuvendit të Kosovës, që është bërë nga komisioni për bujqësi ne nuk kemi konstatuar që ka humbur as 1 milion nga importimi i grurit ne e kemi sqaruar…Se si është procedura e importimit të grurit dhe ne e vlerësojmë në doganë se të gjitha procedurat janë zhvilluar sipas dispozitave ligjore në fuqi”, ka thënë Rafuna.

E për rastin e kontratës për blerjen e pjesëve të veturave të cilat dogana i kishte kontraktuar për furnizim me filtra të automjeteve të doganës, ku për copë në treg kanë kushtuar 5 euro ndërsa dogana kishte kontraktuar me çmim për copë prej 45 euro, Rafuna thotë të ketë ndarë ndëshkime.

“Kanë kaluar të gjithë oficerët doganorë të sektorit të prokurimit nëpër procedurat disiplinore dhe të gjithë janë të ndëshkuar. Si të transportit edhe të prokurimit ajo ka qenë kontrata dhe vendimi i parë që në ditën që kam marrë postin e drejtorit të përgjithshëm që e kam shkëput. Auditori i Përgjithshëm me të drejtë ka konstatuar për blerjen e pjesëve të veturave më shtrenjtë se sa institucionet tjera… Rastin e kompanisë me të cilin e kam shkëputur kontratën e kamë dërguar në prokurori dhe në gjykatë dhe ai rast është duke u trajtuar”, ka thënë ai.

Rafuna ka thënë se Dogana për këtë gjashtë mujor ka arritur të tejkaloj të hyrat.

“Dogana e Kosovë në këtë periudhën e parë të vitit 2015 këtë gjashtë mujorë ka arritur…që të inkasoj 372 milion e gjysmë që i bie 6 për qind më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Projeksioni sipas ligjit të buxhetit për vitin 2015 ka qenë 162 milion, që kanë qenë të parapara të inkasohen nga detyrimet e importuese doganore nga ana e doganës dhe të derdhen në buxhetin e shtetit”, ka thënë ai.

Rafuna, nuk e di sa është numri i rasteve të proceduara në gjykata nga ana e bizneseve por e di që ka rënë numri i ankesave. Ai, po ashtu ka thënë se rivlerësimi i mallrave bëhet vetëm 8 për qind.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dogana-realizoj-372-milion-euro-te-hyra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala