Dogana me zhdoganim “Pa letër”

Autori:Avdyl Pajaziti

Dogana e Kosovës organizon ceremoni me rastin e fillimit të projektit te ri që do të shërbej në krijimin e lehtësirave në të bërit biznes.

Projekti që do të inaugurohet është – zhdoganimet “Pa letër – Paperless”, koncept ky që ka për qëllim eliminimin e procedurave dhe barrierave burokratike administrative si dhe përshpejtimin e procedurave të zhdoganimit të mallit, duke krijuar kushte për lehtësimin e tregtisë legjitime dhe në anën tjetër luftimin e korrupsionit.

Është me rëndësi të theksojmë se Dogana e Kosovës është institucioni i parë në vendet e Rajonit që fillon të aplikojë këtë koncept modern Evropian.

Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës, z. Lulzim Rafuna së bashku me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu, do të mbajnë Konferencë për Media.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dogana-me-zhdoganim-pa-leter/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala