Dogana me pajisje amerikane të përgjimit

Dogana e Kosovës njoftoi se ka pranuar një donacion që ndërlidhet me rritjen e sigurisë, respektivisht pajisje të specializuara për monitorimin dhe incizimin e rasteve nga makinat patrulluese të njësive tona anti-kontrabandë.
Donacioni që kap vlerën e 100 mijë dollarëve është dorëzuar nga Qeveria e SHBA-ve përmes programit të EXBIS (kontrolli i eksportit dhe siguria kufitare). “Falë donacioneve të cilat janë dhënë nga qeveria e SHBA-ve deri tani janë zbuluar dhe parandaluar një mori rastesh”, tha Lulëzim Rafuna pas pranimit të donacionit.
Dogana vlerëson se këto pajisje do të rrisin fleksibilitetin dhe efikasitetin e punës në terren dhe si rezultat do të kenë rritjen e sigurisë në përgjithësi.