Dogana e Maqedonisë bllokon ndihmat e shqiptarëve të Zvicrës për Tetovën

Një iniciativë e shqiptarëve që jetojn në Zvicër për të grumbulluar artikuj të ndryshëm për të ndihmuar banorët e Shipkovicës dhe Reçicës që u prekën nga vërshimet ka rezultuar mjaft e sukesshme. Iniciativa është quajtur “Shqiptarët në Zvicër i ndihmojnë Tetovës”. Përveç shqiptarëve në këtë aksion kanë marrë pjesë dhe zviceranët por edhe të tjerë.
Në këto ndihma kanë qenë shumë artikuj dhe veshmbathje të cilat u dërguan në Maqedoni. Por këto artikuj janë bllokuar nga organet e doganës së Tetovës dhe me këtë rast është kërkuar edhe pagesa e 820 eurove që këto artikuj të arijnë në vendet e prekura nga vërshimet.
Një person ka bërë pagesën e 820 eurove dhe tash më këto mjete-artikuj gjatë ditëve të ardhëshme do të shprëndahen në zonat e prekura nga vërshimet.