Dogana dhe ATK-ja flasin për ty hyrat

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë tre mujorit të parë të këtij viti ka inkasuar 12% më shumë të hyra në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mirëpo ka pasur ngecje të realizimit të projeksioneve të planifikuara për 5.5% .

Këto të dhëna i ka bërë të ditura drejtori i ATK- së, Behxhet Haliti gjatë raportimit në komisionin parlamentar për buxhet dhe financa.

Ai po ashtu ka treguar se për tre muajt e parë të këtij viti ky institucion ka inkasuar 84 milionë euro të hyra.

Ndërsa, Doganat e Kosovës për periudhën tre mujore të këtij viti ka pësuar rënie të sasisë së mallit për 15.16%. Ndërsa, për këtë periudhë ka realizuar 2% të hyra më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Këto i ka bërë të ditur drejtori i doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna gjatë raportimit të parë komisionit parlamentarë për buxhet dhe financa.

Rafuna po ashtu ka thënë se ndryshimet në pakot fiskale do të kenë ndikim në të hyra me ndikim prej 14 milionë euro më pak.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dogana-dhe-atk-ja-flasin-per-ty-hyrat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala