Dodë Gjergji: Askush nuk mund të na vret shpresat

Autori:Gazeta Fjala

Ipeshkëvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në meshën për viktimat e Parisit dhe për paqe në botë, tha se fati i gjithë njerëzve nuk është në forcën e urrejtjes por në forcën e paqes dhe dashurisë.

Gjergji duke u lutur për shpirtërat e të gjithë viktimave në Paris, tha se e duam paqen dhe jo aktet qyqare.

“Nuk duhet dhe nuk guxojmë të hutohemi me të mirat që i kemi për ta harruar Zotin sepse me të mirën e tij është pavarësia shpirtërore”, ka thënë ai.

Gjergji tha se këto ditë e mbarë bota ka përjetuar një tronditje nga ngjarjet në Paris

“Jemi bashkuar që të lutemi jo si të trishtuar por si njeri që duam për të ecur përpara sepse jemi të bindur që Zoti nuk e ka dërguar Jezu Krishtin për të dënuar por për të falur njeriun, e ka dërguar që të na shpëtojë prej të keqes”, ka thënë

Ai tha se i ka dërguar krye ipeshkvit të Parisit, në të cilën ka shprehur atë që ndjenë populli i Kosovës ndaj asaj që ndodhi në Paris.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dode-gjergji-askush-nuk-mund-te-na-vret-shpresat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala