Do të ketë lehtësim borxhi për Greqinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri grek Tsipras ka lëshuar një deklaratë për mediat vendase, ku thotë se nuk do të implementohen masa reformash, përpos atyre të rëna dakord me kreditorët dhe zyrtarët e eurozonës, që më herët.

“Greqia do të përfitojë lehtësim të borxhit falë marrëveshjes që është arritur me kreditorët ndërkombëtarë”. Kështu tha kryeministri grek, lëvizje e cila, sipas tij, do të jetë e vetmja mënyrë që të shmanget “Grexit”.

Ai tha se ishte i detyruar të mbyllte me sukses bisedimet e 12 korrikut, pasi nëse do të largohej, atëherë Greqia, por edhe të gjithë tregjet botërore financiare do të pësonin kaos total.

“Nuk kam asnjë peng nga muajt e fundit. Greqia është lajmi parë kudo dhe shihet me sy pozitiv. Për kreditorët ishte një fitore sa ajo e Pirros, ndërsa për ne, një fitore e madhe morale” thotë Tspiras, shkruan sot Kathimerini.

Kryeminsitri pranon gjithsesi se negociatat ishin të ashpra dhe se institucionet nuk janë treguar neutrale me të dhe qeverinë e tij, por konfirmon se Franca dhe Italia i kanë qendruar më pranë, ndryshe nga Gjermania.

Të enjten, Tsipras do të përballet me anëtarët e komitetit qendror të Syriza-s, të cilëve, sipas mediave greke, do t’i bëjë thirrje të mos pengojnë zbatimin e reformave pasi në të kundërt qeveria do të bjerë.

Tsipras tha në fund se “Unë nuk pendohem për asgjë që ka ndodhur gjatë pesë muajve të fundit”, tha Cipras. “Sa për ekonominë, situata është e kthyeshme, kemi besim.”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/do-te-kete-lehtesim-borxhi-per-greqine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala