Do të hetohet mënyra e punësimit në AKI

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjendja në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), nuk është e mirë, por jo edhe ashtu siç është raportuar në media. Ky është vlerësimi që ka bërë Inspektori i Përgjithësomë i AKI-së, Shkelzen Sopiani.
Ai këtë vlerësim për gjendjen e institucionit të shërbimeve sekrete të Kosovës, e paraqiti para anëtarëve të komisionit për Mbikëqyrjen e  Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ndërkaq, kryetari i komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala, bëri të ditur se më kërkesën e anëtarëve të komisionit, Inspektori i përgjithshëm, ka filluar auditimin e personelit, dhe brenda gjashtë mujorit të parë do të sjellë raportin me mënyrën e punësimit në AKI.

“Inspektori ka bërë auditimin e personelit prej ditës kur ka filluar punën Agjencisë e deri në fund. Brenda gjashtë mujorit të parë do të na bjerë raportin lidhur me punësimin në AKI”.

“Ne si komision i kemi kërkuar që të bëhet një auditim që të hiqen dilemat lidhur me punësimin”, tha Shala.

Ndërkaq sa i përket dorëheqjes së Bashkim Smakaj, nga kreu i AKI-së, Shala tha se ende nuk kanë ndonjë raport zyrtarë nga kryeministri.

Vetëm ajo çka është zyrtare, sepse ende nuk kemi një vendim apo raport nga kryeministri, ajo çka është zyrtare është se ai ka dhënë dorëheqje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/do-te-hetohet-menyra-e-punesimit-ne-aki/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala