Do të arrestohen ata që postojnë foto me armë në facebook

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Pejë është arrestuar një person i cili kishte postuar në profilin e tij në Facebook fotografi duke mbajtur armë në dorë.
Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, policia ka bastisur banesën e tij, mirëpo nuk ka gjetur asgjë të dyshuar përpos një pistolete shkrepës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, edhe një arrestim tjetër është kryer nga policia pasi një qytetar kishe postuar në Facebook një pushkë gjuetie të kalibrit 12 mm, prodhim anglez.

Policia pas kontrollit në shtëpinë e tij e ka konfiskuar armën dhe i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/do-te-arrestohen-ata-qe-postojne-foto-me-arme-ne-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala