Djali i Vlora Dumoshit njëri nga të kërcënuarit me armë në Philadephia (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia në të gjithë zonën e Philadephias në SHBA janë në gatishmëri të lartë të shkak të pranimit të informacioneve për sulm me armë në kolegjet dhe universitetet në këtë zonë.
Për këtë shkak, disa kolegje dhe universitete janë mbyllur dhe studentët janë larguar nga kampuset, për të shmangur kështu viktima potenciale.
NBC Philadelphia raporton se FBI-ja ka pranuar informacione për sulm të mundshëm me armë, por deri më tani asnjë incident nuk është shënuar në asnjë kolegj apo universitet në këtë zonë, transmeton lajmi.net.
Në njërin prej kolegjeve në këtë shtet, vijon mësimet edhe djali i anëtares së kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi.
“Po lutem për gjithë studentët në mesin e tyre është edhe Rrapi im në Philadephia ku janë të kërcënuar nga një sulm me armë”, ka shkruar Dumoshi në rrjetin social Facebook.
Vlora Dumoshi ka dy djem nga martesa e saj me këngëtarin Shkumbim Kryeziu.
Ndërkaq, në kolegjet dhe universitetet e Philadephias po vazhdon të ketë forca të shtuara të sigurisë.
CQkoJsfVEAAM1s9
11214225_10153292968684075_5001873807982919989_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/djali-i-vlora-dumoshit-njeri-nga-te-kercenuarit-me-arme-ne-philadephia-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala